HomeKRYESOREErkand Qerimaj shkëlqen sërish. Shpallet më i miri në garat e Kupës...

Erkand Qerimaj shkëlqen sërish. Shpallet më i miri në garat e Kupës së Shqipërisë

Vitet kalojnë, por sukseset e Erkand Qerimajt nuk mund të ndalen. Peshëngritësi i njohur shkodran ka dominuar edhe sot në garat e Kupës së Shqipërisë ku ka zënë vendin e parë dhe njëkohësisht ka marrë edhe kupën e sportistit më të mirë të aktivitetit.

Qerimaj ka konkurruar në peshën 79 kg duke i sfiduar të gjithë pjesmarrësit dhe si rrjedhojë me rezultatet e arritura, është ngjitur në vendin e parë në podium. Rezultatet e tij kanë qenë të larta dhe jo më kot është vlerësuar si më i mirë i Kupës së Shqipërisë.

Por jo vetëm kaq. Garat e sotme kanë qenë edhe testi përcaktues për përcaktimin e sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet këtë muaj në Forde.

Dhe rezultatet e Erkandit flasin vetë. Ai jo vetëm është i pari sportist që e fiton këtë të drejtë, por me formën që gëzon beson dhe shpreson shumë që t’i afrohet edhe zonës së medaljeve.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments