Te Erzeni kanë nisur lëvizjet e para për edicionin e ri 2024-2025. Pas emërimit në pankinë të trajnerit Justin Bespalla, shijakasit kanë afruar si pjesë të tyre edhe një sulmues shkodran, pikërisht Angjelo Radovanin, i cili do të udhëheqë tashmë sulmin e Erzenit.
Radovani është një njohës i mirë i golit, ku disa sezone më parë ka qenë ndër golashënuesit më të mirë me ekipet e Akademisë Vllaznia. Ai vjen te Erzeni, pas aventurës me Delvinën dhe Luftëtarin në Kategorinë e Dytë.
Me ardhjen e futbollistit shkodran, Erzeni konkretizon afrimin e parë në vijën e sulmit dhe pret afrime të tjera futbollistët në ditët në vijim.
Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni dhe kryebashkiaku i qytetit të Shijakut, i cili është njëherësh edhe president i këtij ekipi, Elton Arbana, po punojnë për një ekip konkurrues në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, teksa në ditët në vijim priten edhe afrime të tjera.
Maringlen ZHIVANI