Nga data 5 deri më 13 korrik, Shkodra është kthyer në qendër të vëmendjes sportive europiane, duke pritur Kampionatin Europian të Basketbollit për grupmoshën U-16.

Përveç rëndësisë sportive, ky event ka sjellë edhe një promovim të jashtëzakonshëm për qytetin, kulturën dhe mikpritjen shkodrane.


Për Franko Bushatin, sekretar i Federatës Shqiptare të Basketbollit, mikpritja dhe angazhimi në Shkodër kanë qenë në nivele shumë të larta.

Ky kampionat është më shumë se një ngjarje sportive , është një përvojë që ka nxjerrë në pah vlerat më të mira të Shkodrës, organizimin, pasionin dhe mikpritjen.