Jemi në metrat e fundit. Tri ndeshje do të vendosin fatin e titullit në Superligën shqiptare të futbollit, dhe pyetja që bëhet është: Kush do të dalë në finale e kush ka më shumë shanse për të fituar kampionatin? Ish-trajneri ishquar i Dinamos dhe ish-zv. trajneri i kombëtares, Faruk Sejdini, ka dhënë opinionin e tij në intervistën për Abc News.
“Propabilitetin më të madh për mendimin tim të marrin kupën, edhe pse cdo gjë ndodh në futboll, unë them që në finale mund të dalë Rrogozhina me Dinamon. Pasi them edhe gjatë vitit ishin ekipet më të konsoliduara, dhe patën një ecuri më normale”.
Sejdini parashikon një duel shumë interesant Vllaznia-Dinamo.
“Gjithmonë historikisht Dinamo e Vllaznia kanë patur një luftë të përbashkët në lojë është në traditë a është në mentalitet nuk di ta them po kanë patur edhe vite shkuar diçka të përbashkët. Vllaznia në këto finale duhet ta ketë kujdesin”
Çfarë mund të bëjë Partizani që me zor u kualifikua në katërshe?
“Ndoshta bën një zgjedhje shumë të mirë në fund të kampionatit me kthimin e Skënder Gegës, e njeh mentalitetin, ka eksperiencë por Partizani me lëvizjet që bëri në janar nuk arriti dot të konsolidonte një ekip që të ishte i sigurtë për të dalë në katërshe. Sukese ishte edhe hyrja, pse jo mos ketë pretendime për kupën”
Tepër interesante është përballja e ish-flamurit bardheblu, Ardian Mema, me Tiranën, në play-out, në stolin e Pogradecit.
“Sigurisht që Ardi e ka të vështirë se luan në pozita të vështira, nuk luan për tre pikët. Luhet nëse Ardi do ngeli në histori do e nxjerrë Tiranën në kategori të dytë dhe do fusë Pogradecin apo do jetë e kundërta. Nga ana psikologjike ka një vështirësi, besoj do bëjë ç’është e mundur për ekipin e Pogradecin”