HomeKRYESOREFC Scutari rikthen ekipin U17 pas dy vitesh mungesë

FC Scutari rikthen ekipin U17 pas dy vitesh mungesë

Nga Maringlen ZHIVANI

Pas një shkëputjeje dyvjeçare, FC Scutari rikthen në fushë ekipin U17, duke sjellë një frymëmarrje të re në futbollin e moshave dhe duke i hapur rrugë brezit të ri të talenteve shkodranë. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për klubin, i cili gjithmonë ka pasur si prioritet punën me të rinjtë dhe përgatitjen e tyre për të qenë pjesë e së ardhmes së futbollit shqiptar.

Ky rikthim vjen si rezultat i një pune të gjatë organizative dhe dëshirës së klubit për të mos lënë asnjë gjeneratë pa mbështetjen dhe mundësinë për të treguar veten.

Ekipi i sapoformuar U17 do të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Dytë, që zhvillohet në Tiranë, me objektiva të qartë dhe ambicie të mëdha: ngjitjen në Kategorinë e Parë, aty ku FC Scutari ka qenë për shumë vite një emër i njohur dhe konkurrues.

Ky hap shihet si një investim afatgjatë për të ndërtuar një bazë të fortë futbollistësh, të cilët nesër mund të përfaqësojnë jo vetëm klubin, por edhe Shkodrën në nivele më të larta të futbollit kombëtar. Për FC Scutarin, ky është jo thjesht një rikthim në garë, por një premtim për vazhdimësinë, për pasionin dhe për traditën futbollistike të qytetit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments