HomeKRYESOREFitoi trofeun e dytë me Barcelonën, Flick: Krenar me këtë ekip! Lojtarët...

Fitoi trofeun e dytë me Barcelonën, Flick: Krenar me këtë ekip! Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë

Hansi Flick vazhdon të mos ketë asnjë humbje në një finale në karrierën e tij si trajner. Tekniku gjerman ka fituar shtatë finale deri më tani, e fundit ajo e mbrëmshja me skuadrën e Barceloinës në Copa del Rey, kundë Real Madridit.

Ai pas ndeshje tha se kjo ishte e pabesueshme dhe se është krenar me skuadrën e tij.

“Ishte e pabesueshme. Ne jemi të gjithë shumë krenarë për këtë ekip dhe është një fitore e madhe për ne. Kounde ndaloi dy raste të Real Madridit në kohën shtesë dhe shënoi golin e fitores, jam shumë i lumtur për të.

Tifozët ishin spektakolarë. Kishte një atmosferë fantastike gjatë gjithë ditës, thjesht duhej të shikoje fytyrat e njerëzve. Kishte një atmosferë brilante në stadium,” deklaroi Flick.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments