“Champions League e re nuk u pëlqen as tifozëve dhe as mua. Një format i ri nuk duhet t’u imponohet klubeve. Ne nuk do ta bënim, sepse do të ishin klubet që do ta vendosnin.”
Kështu ka thënë Bernd Reichart, drejtor i përgjithshëm i A22, shoqërisë promovuese të Superligës, gjatë Social Football Summit.
“Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian e lë të kuptohet më mirë nismën tonë,” ka shtuar ai. “Për klubet europiane është e vështirë të bëhen më globale sot, por një kompeticion i menaxhuar nga të njëjtat shoqëri mund të ndihmojë në këtë drejtim.”
Duke folur për klubet që janë kundër Superligës, ai shpjegoi: “Klubet që mendojnë për një ide monopolistike të futbollit nuk arrijnë të pranojnë idetë e reja që dalin. Edhe pse pozita e tyre sot mbetet kundër, i ftoj që në të ardhmen të ndihen të lirë për t’u informuar mbi atë që është rruga që do të donim të ndiqnim.”
Reichart nuk spekulon se sa kohë mund të duhen ende për të parë krijimin e Superligës.
“Por për momentin kemi një siguri juridike,” përfundoi ai. “Pastaj, nevojiten konsensus dhe gjetja e një ekuilibri në terma të qeverisjes dhe qëndrueshmërisë për klubet.”