Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur pas fitores në “San Mames”, duke vlerësuar punën e lojtarëve të tij, që e kanë kërkuar me ngulm këtë sukses.

“Ishin 90 minutat e fundit dhe natyrisht dëshironim ta mbyllnim me një fitore kampionatin. Jam shumë i kënaqur, sepse skuadra e ka kërkuar suksesin dhe ia ka arritur përballë një rivali mjaft të vështirë, si Bilbao.

Jam i kënaqur me lojtarët, pasi kanë luajtur plot seriozitet, edhe pse është e vështirë që të flitet për motivim pasi ke fituar titullin”, tha gjermani.

Flik foli edhe për golat e skuadrës në këtë sezon dhe dygolëshin e Levandovskit.

“Jam shumë i kënaqur për Levën. E ka kërkuar me ngulm golin e 100-të. Ka bërë edhe më mirë, sikurse e gjithë skuadra”.