Mesfushori i Milanit, Jusuf Fofana, duke folur për “Gazzetta dello Sport”, shprehu dëshirën e kuqezinjve për një rikuperim të menjëhershëm këtë sezon.

“Milani duhet të luajë në Ligën e Kampioneve çdo sezon. Kjo nuk është një kërkesë nga klubi: Milani nuk ka zgjidhje tjetër. Avantazhi? Po dhe jo, sepse kupat luhen nga 6-7 ekipe të Serie A, ndërsa të tjerët do të kenë të njëjtën sasi kohe si ne për t’u përgatitur për ndeshjet e tyre të kampionatit.”

Megjithatë, sezonin e kaluar, Napoli, pa asnjë kupë, fitoi titullin …
“Nuk duhet të shohim Napolin, por veten tonë. Qëllimi është të fitojmë çdo ndeshje që luajmë dhe të kthehemi në konkurrencë.”

Kur të tjerët të luajnë në Ligën e Kampioneve, a do t’i shikoni ato ndeshje, ndonjë film apo ndonjë serial televiziv?
“Ndoshta ndonjë serial televiziv.”

Pasi humbi gjashtë derbi radhazi, me ty në fushë, Milani ka arritur tre fitore dhe një barazim. A është ky kriptoniti anti-Inter i kuqezinjve?
“Jo, gjithçka është për shkak të punës së ekipit. Ne e dinim për serinë prej gjashtë humbjesh dhe të gjithë donim ta përfundonim atë. Unë kontribuova, ashtu si të tjerët.”

Nesër është ndeshja kundër Liverpulit të Florian Virc…
“Jam atje. Po punojmë për këto ndeshje.”

Pogba do të rifillojë të luajë nga Monako. Çfarë i uroni?
“Gjithë të mirat në botë. Pol ka admirimin tim: brezi im e pa atë të luante për Juventusin dhe Mançester Junajtid, duke fituar me Francën. Jemi të gjithë të lumtur me këtë lajm.”