Sporti i boksit ne Shkoder eshte nder te paktit bashkon te gjithe brezat. Duket se harmonia ne mes tyre eshte diçka vertete per t’u vleresuar, perpos edhe nderimit qe i behet vazhdimisht ish- boksiereve dhe trajnereve qe nuk jetojne me.
Keshtu ka ndodhur edhe dje kur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua Memoriali ne nderim te 15 prej figurave te njohura te boksit shkodran qe nuk jetojne me dhe po ashtu u zhvillua edhe nje ceremoni per 4 prej tyre.
Por jo vetem kaq. Te pranishem ne kete event kane qene edhe nje numer i konsiderueshem ish- boksieresh te cilet jane mbledhur serish sebashku pas perfundimit te aktivitetit ne nje nga baret prane pallatit te sportit. Dhe kete e tregon me se miri edhe kjo foto qe po publikojme.
Perkrah trajnerit Zef Gjoni jane emrat e njohur te ketij boksi si Besnik Rama, Besnik Gjetaj, Sokol Buliqi, Rafael Daberdaku, Mondi Ndou, Agron Bushati, Artur Gavoçi, Jetmir Kuçi e Sead Bushati. Atyre u jane bashkuar edhe sponsori i ekipit te Vllaznise Melser Abdyli dhe boksieri Senad Drini, por dhe miq te tjere. Nje foto qe flet vete, per ambientin fantastik dhe shume miqesor qe krijon sporti i boksit ne Shkoder.(www.shkodrasport.com)