Të dielën do të luhet ndeshja gjysmëfinale e “Final Four”, në mes Vllaznisë dhe Dinamo Cityt e cila do të përcaktojë edhe finalisten e parë të finales së madhe të sezonit 2024/2025 në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Vllaznia – Dinamo City është gjysmëfinalja e parë e “Final Four”, që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final Four”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.
Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamos. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Dinamos.
Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Arena Kombëtare” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.