Kanë dalë formacionet zyrtare të sfidave kualifikuese që luhen sonte në mbrëmje. Në Koln, Gjermania pret Irlandën e Veriut dhe sot për të besuarit e Julian Nagelsmann vlen vetëm fitorja.
Pas humbjes në sfidën e parë në grup ndaj Sllovakisë 2-0, sot gjermanët duhet të reagojnë dhe të marrin tre pikët, nëse nuk duan ta vështirësojnë akoma dhe më shumë situatën e tyre në grup.
Gjermania e nis me këtë formacion titullar: Baumann-Anton, Koch, Rüdiger- Leweling, Kimmich ©, Groß, Raum -Gnabry, Wirtz -Woltemade
Në Konya, Turqia pret Spanjën. Të dy ekipet vijnë nga fitoret në ndeshjet e para në grup dhe sot është testi i vërtetës për të dyja. Spanjollët duan të sigurojnë kualifikimin sa më parë, Arda Guler me shokë po ashtu kanë pretendime të mëdha dhe nuk duan të mjaftohen me vendin e dytë në grup.
Turqia e nis me këtë formacion titullar: Uğurcan, Mert, Merih, Abdülkerim, Eren, İsmail, Hakan, Yunus, Arda, Kenan, Kerem.
Spanja e nis me këtë formacion titullar: Simon, Pedro Porro, Huijsen, Le Normand, Cucurella, Zubimendi, Merino, Pedri, Lamine Yamal, Nico ëilliams, Oyarzabal.