Mbrëmjen e sotme do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Champions League. Përballje kjo shumë e rëndësishme për ekipet, që synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turne për të ngritur larg trofeun.

Barcelona do të presë Interin në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Company” në orën 21:00. Katalanasit luajnë në shtëpi dhe fitorja për ta është mëse e detyrueshme. Siç dihet te blaugranat tentojnë tripletën këtë sezon dhe triumfi ndaj italianëve do të çonte më afër objektivit të tyre.

Ndërkohë nga krahu tjetër zikaltërtit e Kristjan Asllanit do të tentojnë surprizën në barcelonë për të shpresuar deri në fund te finalja e madhe. Një 90-të minutësh shumë i luftuar dhe mjaft emocionues, ku spektakli nuk pritet të mungojë në ndeshje të një niveli të tillë.(newsport)