Juventusi nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët më cilësorë, Kenan Jilldiz, për dy ndeshjet kundër Bolonjës dhe Lacios, që do të jenë përcaktuese për luftën për një vend në Ligën e Kampioneve të skuadrës bardhezi.

Jilldiz goditi me bërryl Bianko të Monzës në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes së fundjavë dhe u ndëshkua me të kuq. Një ngjarje që kaloi në komisionet disiplinore të cilat kanë dhënë një dënim prej dy ndeshjesh për futbollistin dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për futbollistin.

Si rrjedhojë, ai do të mungojë në ndeshjen e të dielës së 4 majit ndaj Bolonjës në transfertë, si dhe atë të të shtunës së 10 majit ndaj Lacios po në transfertë.

Të dy ndeshjet janë të një rëndësie të veçantë për bardhezinjtë, pasi skuadrat në fjalë janë ndjekëset më të afërta të torinezëve në renditje, në një luftë për vendin e katërt që do të jetë e ethshme deri në javën e fundit të kampionatit.