Eros Grezda ka publikuar një foto me Odise Roshin në rrjetet sociale. Dy sulmuesit anësorë kanë ndarë fushën në katër ndeshje të Kombëtares.

Grezda është bërë nostalgjik për kohën e kaluar me kuqezinjtë. “Na ishte diku një tandem ëingerash i frikshëm”, shkruan ish-futbollisti i Kombëtares në foton e publikuar.

Në katër ndeshjet e luajtura me Roshin dhe Grezdën në fushë, Shqipëria mposhti Lihtenshtejnin dhe Turqinë, ndërsa humbi ndaj Italisë dhe Norvegjisë.

Sfidat me Turqinë dhe Norvegjinë ishin miqësore, teksa dy të tjerat zhvilloheshin për kualifikueset e Botërorit.