HomeKRYESOREHansi Flick me kërkesë të veçantë për Joan Laportën

Hansi Flick me kërkesë të veçantë për Joan Laportën

Trajneri gjerman, Hansi Flick, i ka kërkuar presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, që lojtarët e ekipit të kenë një vend ku të flenë në qendrën stërvitore, ashtu sikurse shumë ekipe tjera evropiane.

Sipas gazetës “Sport”, Flick i ka kërkuar të parit të Barcelonës që të ndërtojë një rezidencë për ekipin e parë në ambientet stërvitore të klubit.

Barcelona aktualisht nuk ka një rezidencë në objektin e klubit për ekipin e parë si ekipet e tjera më të mira në Evropë, veçanërisht Bayern Munich dhe Real Madrid. Për shembull, Kylian Mbappe mbeti i habitur kur u prezantua me dhomën e tij në terrenin stërvitor të Real Madridit në Valdebebas gushtin e kaluar.

Kur Flick u bë trajner i Barçës, ai e pyeti Decon nëse kishte një lehtësi të tillë që lojtarët e Barçës të qëndronin gjatë natës në qendrën e “Cuitat Esportiva” në vend që të shkonin në hotel. Portugezi u përgjigj ‘jo’. Flick dëshiron një vendbanim të tillë pasi ai beson se do t’i ndihmojë lojtarët të qëndrojnë më afër dhe të arrijnë punë më të thellë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments