Pasi fitoi trofeun e parë në karrierë me Bayern Munich, që përkon me titullin kampion në Gjermani, sulmuesi anglez Harry Kane shpreson që të fitojë të tjerë tituj me bavarezët. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga Botërori për klube, por sheh përpara.
“Ai turne ishte një përvojë e bukur dhe mendoj se mësuam shumë. U zhvillua në fund të një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, por mendoj se morëm mjaft sinjale pozitive për të ardhmen”, tha Harry Kane.
Gjithsesi, anglezi e ka mendjen tek e ardhmja: “Sezoni i ri është shumë pranë, pas disa javësh do të luajmë ndeshjen e parë zyrtare. Duhet të përgatitemi mirë edhe pse kemi patur shumë pak kohë në dispozicion”.
“Shpresoj shumë që ai titull që fituam sezonin e fundit të pasohet me të tjerë në të ardhmen. Kemi një ekip që mund të bëjë sërish diferencën në Gjermani dhe në Europë. Duhet të punojmë sërish shumë fort”, tha Kane.