Nga Endri ÇINARI
Për Vllazninë përballja dyshe me Vikingur në kuadër të turit të dytë të Conference League, do jetë e treta në histori përballë një ekipi islandez për kuqeblutë. Në dy eksperiencat e mëparshme, shkodranët kanë një kualifikim dhe eleminim ndaj skuadrave ishullore të Islandës. Dueli i parë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2001- 2002. Në atë periudhë shkodranët luanin në turin e parë të Champions League ndaj Rejkjavik.
Kuqeblutë kalonin ndaj ishullorëve falë një fitoreje 1-0 në Shqipëri dhe një disfate 2-1 në transfertë. Ku falë rregullit të golit në fushën kundërshtare, do kalonin në turin e dytë ku më pas do ndesheshin me Galatasaray.
Përballja e dytë me një ekip islandez për Vllazninë shënohet në sezonin 2024-25. Kundër Valur, shkodranët do eleminoheshin ku pavarësisht barazimit 2-2 në Islandë, do vinte një humbje e thellë 0-4 në ndeshjen e kthimit në Shkodër.
Disfatë që do sillte eleminimin e kuqebluve që në turin e parë të Conference League. Tashmë dueli ndaj Vikingur do jetë i tretë ndaj një skuadre islandeze. Dhe në fund të 180 minutave apo më tepër do shikohet nëse 9 herë kampionët e vendit tonë do i kenë shifrat pozitive apo negative ndaj ekipeve që vijnë nga ishulli më verior i kontinentit