Ne fillimin e muajit qershor ne Shkoder do te zhvillohet nje ngjarje e rendesishme dhe shume e veçante. Rreth 600 police nga vende te ndryshme te Europes dhe Botes do te mblidhen ne kryeqendren e Veriut te Shqiperise per te luajtur futboll, pikerisht ne “IPA World Football”. Kjo eshte nje tjeter risi qe ky qytet ofron sepse siç dihet, vitin e kaluar aty u zhvillua edhe Kampionati Europian i prifterinjve.

Tani do ta kene rradhen policet t’i shohim ne nje rol tjeter, ate te futbollistit. Ky eshte nje aktivitet qe organizohet nga IPA Albania, qe eshte pjese e IPA (International Police Association) nen kujdesin e presidentit te saj Skender Doda dhe me inisiativen e veçante te zevendespresidentit Ardian Zaganjori qe eshte njekohesisht edhe ideatori i ketij turneu.

Nderkohe diten e sotme ne ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” eshte hedhur edhe shorti i ketij aktiviteti. Do te marrin pjese 19 ekipe meshkujsh dhe 4 ekipe femrash dhe ndeshjet do te zhvillohen ne datat 4-8 qershor ne fushen sportive te Velipojes dhe ne kompleksin Zmijani ndersa finalet do te luhen ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Interesant eshte fakti qe shorti i sotem ka perballur ne te njejtin grup serish Shqiperine dhe Serbine. Dhe ne kete menyre perpara ndeshjes qe do te luhet ne Tirane ne mes ketyre do kombetareve me 7 qershor ne Tirane, do jene ekipet e policeve te te dy vendeve qe do te perballen fillimisht me njeri- tjetrin.

Ja grupet e dala nga shorti i sotem, i cili eshte transmetuar drejteperdrejte nga gazeta “Shkodra Sport” ne kanalin e saj ne youtube:

Grupi A: Shqipëria, Greqia, Serbia, Germania, Moldavia

Grupi B: Maqedonia e Veriut, Rumania, Kroacia, Izraeli, Bosnje Hercegovinë

Grupi C: Bullgaria, Qipro, Zvicra, Spanja, Kombëtarja e Balkanit

Grupi D: Mai i Zi, Austria, International Word Team, Sllovenia