Xhuzepe Bergomi, ikona e Interit dhe futbollit italian, ka analizuar humbjen e Milanit përballë Lacios, duke fajësuar për këtë situatë të krijuar klubin për emrat që ka zgjedhur të ulen në pankinën e kuqezinjve.
“Duhet të fillojmë nga zgjedhja e trajnerit në verë. Një zgjedhje e kontestuar. Shkoi për Lopeteguin, por ai nuk ishte mjaftueshëm i mirë për tifozët. Merret Fonseka, por edhe këtu mbërriti mes problemeve dhe mosbesimit. Ai e kishte të vështirë të menaxhonte dhomën e zhveshjes. Një varg situatash që çuan atje ku është Milani tani.
Mendoj se ky është një ekip plot talent, por është e vështirë t’i bësh këta lojtarë të luajnë së bashku pa disiplinë dhe gjëra të tjera. Për Koinseisaon: përveç puros (pas fitores në Superkupë) ka disa deklarata që ai ka bërë që e kanë popullor mes tifozëve.
Por këto nuk janë mesazhet e duhura që duhet t’i japësh skuadrës. Në planin tekniko-taktik ka disa gabime konceptuale, sidomos në pjesën e parë. Flitet për kohë për të punuar, por tashmë këtë kohë e ka pasur”, tha Bergomi për “Sky” pas ndeshjes.