HomeKRYESOREInter dhe Bayern kalojnë pa probleme në çerekfinale, aty ku do të...

Inter dhe Bayern kalojnë pa probleme në çerekfinale, aty ku do të përballen kokë më kokë

Inter ka fituar pa shumë probleme 2-1 ndaj Feyenoord në “San Siro” dhe është kualifikuar për në çerekfinale me rezultatin total të të dy ndeshjeve 4-1. Përsa i përket takimit të sotëm, zikaltrit gjetën golin pas 7 minutash lojë. Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik.

Holandezët barazuan shifrat në minutën e 42-të me Moder nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u desh edhe ndërhyrja e VAR. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 50-të, Taremi pengohet brenda zone, penallti për Inter-in. Hakan Çalhanoglu u tregua i saktë nga 11-metrat duke kaluar Inter-in në avantazh 2-1. Vlen për t’u përmendur që në këtë takim pati dhe disa minuta në dispozicion për Kristjan Asllanin, elbasanasi zëvendësoi Calhanoglu në minutën e 60-të. Dy minuta pasi u fut në fushë, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit dhe do të mungojë në ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Bayern-it. SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër të luajtur në “BayArena”, Leverkusen u mund dhe këtë herë nga Bayern, sot me shifrat 0-2. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 51-të, Joshua Kimmich asiston direkt nga goditja e dënimit, Harry Kane përfiton nga përgjumja e mbrojtjes vendase dhe dërgon topin në rrjetë.

Goli i dytë për bavarezët u shënua në minutën e 70-të nga Alphonso Davies, pas asistit shumë të bukur të Kane. Bayern fiton përfundimisht 0-2, ndërsa në total 0-5. Bavarezët do të ndeshen me Inter-in në çerekfinale. SHIKO GOLAT

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments