I kane mjaftuar vetem dy jave pune dhe Samuel Nikaj e ka ngjitur ekipin e FC Prizrenit ne vendin e pare te renditjes te kampionatit te kategorise se dyte ne futbollin kosovar, duke treguar edhe njehere tjeter se eshte “mjeshter” i ngjitjes se ekipeve nje kategori me lart.
Ne ndeshjen e tij te pare ne pankinen e kesaj skuadre ai fitoi 2-0 ndaj ekipit te Deçanit, por nderkohe ndeshja e dyte, ajo e se shtunes ne transferte ndaj ekipit kryesues te kampionatit- Tefik Çanga, ka qene vertete shume e rendesishme.
Megjithate Nikaj dhe stafi i tij e kishin ndertuar si duhet strategjine per ta fituar kete ndeshje dhe ia kane dale duke triumfuar ne fund me shifrat 2-1, ku per Prizrenin golat u shenuan nga Gashi dhe Allyson.
Skuadra tjeter rivale- Dardania, po ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 18-te te kampionatit eshte mundur 1-3 ndaj ekipit Dielli dhe kjo ka bere qe tabela e renditjes te marre nje forme krejt tjeter tashme. Ajo kryesohet nga skuadra e Prizrenit me 42 pike, duke e lene ne vend te dyte me po kaq pike Tefik Çangen qe ka golaverazh me te keq, ndersa ne te tretin eshte Dardania me 40 pike.
Me siguri qe tashme gjithçka do te flase per ekipin e Prizrenit sepse synimi i tyre i pare ky ka qene, ngjitja ne krye te renditjes. Rradhen e ka tani trajneri Samuel Nikaj per ta drejtuar ate drejt arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare te futbollit kosovar.(www.shkodrasport.com)