Ka kohë që flitet për ndërtimin sërish të një muzeu sportiv në Shkodër dhe me shumë mundësi ai do të bëhet shumë shpejt. Por kjo foto që po botojmë sot për herë të parë, foto e cila na është vënë në dispozicion nga gazetari i njohur sportiv Namik Mehmeti, tregon se në Shkodër ka ekzistuar më përpara një muze i tillë.

Pikërisht në katin e dytë të ndërtesës së ish-klubit Vllaznia, aty ku sot është Qendra Kulturore e Fëmijëve. Kjo foto i përkët vitit 1984 dhe daton me momentin e inagurimit të këtij muzeu.

Kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ceremoni edhe drejtuesit më të lartë të sportit në vend dhe bashkë me to, kanë qenë edhe drejtuesit lokalë, gazetarë sportivë etj.

Për fat të keq, pas viteve ’90 ky muze u shkatërrua dhe i gjithë materiali që ka qenë pjesë e tij është shkatërruar.

Kuptohet që do të duhet shumë punë për ta ringritur megjithatë është një domosdoshmëri sepse ky qytet i cili ka qenë epiqendra e të gjitha sporteve, i duhet një “vitrinë” për t’i dokumentuar të gjitha këto.
www.shkodrasport.com