Ish-futbollisti i njohur i kombëtares kuqezi, Rudi Vata, i ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, foli për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, duke thënë:

“Doja shumë të shikoja Partizanin, pasi unë konsideroj një risi, për shkak se nuk ka qenë kaq mirë vitet e fundit. Sfida kundër Skënderbeut ishte një test i mirë për ta, por i mposhti eksperienca e Skënderbeut.

Muzaka dhe Radash kanë fituar shuam trofe në Shqipëri dhe dinë si të fitohet, ndërsa Partizani ka shumë lojtarë të rinj dhe me tipare të njëjta.

Asani dhe Mala janë të lëvizshëm, por nuk kanë autoritetin e duhur për tu shpallur kampion. Gegës i duhet një lojtar i fuqishëm dhe që dërgon topin në rrjetë.

Kalari nuk ishte mirë, ndoshta pasi nuk ka luajtur shumë minuta. Tri mbrojtësit e tjerë bënë një lojë të mirë. Këtë ndeshje e fitoi eksperienca, pasi Muzaka e dinte si duhej të vendosej, ndërsa Kalari jo.

Goli i Muzakës vendosi fatet e ndeshjes, pasi Partizani nuk kishte forcën e duhur për të reaguar.

Meritë absolute Skënderbeut, që e meritoi fitoren, jam i bindur se ata do të ishin të lumtur dhe me një pikë, por morën maksimumin dhe kanë vendosur disi fatet e kampionatit”,- u shpreh vata./Vipsport/