Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMë në fund vjen lajmi i mirë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton...

Më në fund vjen lajmi i mirë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan disa vendime që lidhen me investimet në infrastrukturën sportive në vendin tonë.

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të organizohet në Shqipëri, Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin për ndërtimin e dy fushave të reja me bar natyral në kompleksin “Zmijani” në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Fushat do të ndërtohen sipas standardeve të UEFA-s dhe do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive në qytetin e Shkodrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments