Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE zbulojnë mediat greke: Kampionët e Greqisë duan të rikthejnë në rradhët...

E zbulojnë mediat greke: Kampionët e Greqisë duan të rikthejnë në rradhët e tyre Mario Mitajn

Mario Mitaj shfaqet si objektiv për AEK-un, që kërkon ta rikthejë në skuadër. Me këtë çështje po merret pikërisht Havier Ribalta, që është drejtor te klubi grek.

AEK u shpall kampion dhe do të përfaqësojë vendin në kualifikueset e Champions. Për këtë synon që të ketë një klub sa më kompetitiv. “Sport 24” në Greqi zbuloi se interesi i shprehur më parë për Mitajn, vazhdon te AEK-u.

22-vjeçari e niste karrierën pikërisht me klubin e Athinës. Dhe për më tepër, do të gjente atje dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare si Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.

Mitaj po mbyll një sezon të vështirë me Al Itihad. Hapësirat nuk ishin të shumta në kampionatin arab, për shkak edhe të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments