Shkodra eshte qyteti i risive. Vitin e kaluar ne kete qytet u zhvillua Kampionati Europian i prifterinjve, ndersa ditet e fundit u organizua i pari Turne Boteror i Futbollit IPA, ne te cilin moren pjese ekipet e 23 vendeve te ndryshme te Botes.
Dhe pas dy ditesh ndeshje intensive, sot ka qene koha per finalet te cilat jane luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Tek femrat, Mbreteria e Bashkuar ka mundur ne finale ekipin e Bullgarise dhe si rrjedhoje ka zene vendin e pare dhe duke merituar kupen e vene nga organizatoret.
Ndersa tek meshkujt, ne finale ka dale IPA Albania perballe Zvicres dhe shqiptaret kane fituar me rezultatin 3-2 duke u kurorezuar ne kete menyre si kampionet e te parit turne boteror te policeve. Momenti i dorezimit te kupes nga presidenti i IPA boteror Martin Hophman ne duart e kapitenit Olsi Radohina ka qene vertete shume emocionues.
Nje turne i shkelqyer i organizuar nga IPA Albania, nen kujdesin e presidentit te saj Skender Doda, por me angazhimin e pashoq te zevendespresidentit Ardian Zaganjori qe ka nje merite te jashtezakonshme per te gjithe organimin e ketij eventi ku moren pjese me shume se 500 police nga vende te ndryshme te Botes.(www.shkodrasport.com)