Eni Imami është shprehur i habitur, pasi u largua nga Vora. Klubi i Superiores vendosi të ndajë rrugët me mbrojtësin pasi u shpall kampion në Kategorinë e Parë.
Tashmë Imami lidhet me një kalim te Pogradeci. 32-vjeçari luan në qendrën e mbrojtjes, ndërsa te Pogradeci do e kishte për herë të parë.
Karriera e Imamit kanë qenë e fokusuar pikërisht në Kategorinë e Parë në dy vitet e fundit. Fillimisht dha kontributin e tij te Flamurtari dhe më pas Vora.
Imami po ashtu numëron paraqitje me Dinamon, Kukësin, Tiranën, Vllazninë, Skënderbeun, Teutën dhe Laçin në Shqipëri. Ne Shkoder ai ishte edhe protagonist i fitimit te Kupes se Shqiperise ne sezonin 2020-2021 duke spikatur me paraqitjet e tij.