Ish- futbollisti i Vllaznise Alfred Ajdareviç eshte prezantuar zyrtarisht si futbollist i nje tjeter skuadre. Behet fjale per ate suedeze Örebro Syrianska IF e cila merr pjese ne Ettan Norra, ose ndryshe te themi kategoria e trete e ketij vendi.
Me Vllaznine nga muaji janar kur u bashkua me te dhe deri ne fund te kampionatit, mesfushori ka luajtur vetem ne 8 ndeshje. Ne total 157 minuta, ne te cilat nuk ka arritur te shenoje asnje gol, por ka dhene vetem nje asist.
Si rrjedhoje, nisur edhe kjo paraqitje larg pritshmerive, klubi dhe lojtari rane dakord ne fillim te qershorit per te nderprere bashkepunimin me mirekuptim. Vete Ajdareviç eshte rikthyer serish ne Suedi- vend dhe ku jeton, per te vijuar atje karrieren e tij.
Megjithate me Orebro Syrianska ne kategorine e trete duket se ka bere nje hap pas, gjithsesi per 26 vjeçarin e rendesishme eshte qe te rimarre serish formen e duhur dhe mbase ne janar mund te nderroje serish skuader./www.shkodrasport.com/