Merkatoja e zhvilluar kete vere nga ekipi i Flamurtarit ka qene per Superlige dhe jo per kategorine e pare, kampionat ku ai do te konkurroje. Ne rradhet e kuqezinjve kane ardhur lojtare me shume pervoje, por duket se priten ende.

Ka qene administratori i klubit, njekohesisht president i Flamurtarit Sinan Idrizi i cili ne nje prononcim per mediat ka folur edhe ne lidhje me emra konkrete qe perflitet se mund te behen pjese e kesaj skuadre.

“Te Flamurtari kanë ardhur lojtarë cilësorë, por do ta shtojmë cilësinë. Mendoj se do të jenë goditje të mira, nuk e mbyllim me kaq merkaton. Këtë javë do t’i konkludojmë edhe këto të fundit. Pastaj do të themi që ekipi do të jetë i përfunduar, që kur të shkojë te faza e dytë të jetë i plotësuar 100%. Trajneri në fazën e dytë përgatitore do ta ketë ekipin të plotë.

Dejvi Bregu është djali ynë dhe ne e duam te Flamurtari. Kemi punuar gjatë kësaj kohe për këtë gjë. Kemi dëshirë që ta rikthejmë në shtëpi. Dejvi Bregu dhe Valentino Murataj janë dëshirat tona në këtë merkato”- eshte shprehur Idrizi.

Numri 1 i klubit vlonjat ka folur edhe ne lidhje me objektivat e Flamurtarit per sezonin e ri, per te cilat eshte shprehur: “Nuk komentohet më objektivi tani, pasi këta janë të gjithë lojtarë super. Ky është një ekip i ndërtuar për Superiore. Janë të gjithë lojtarë mbi nivelin mesatar të Shqipërisë. Flamurtari nuk duron dot më, stop! Vajti shumë vite…Në historinë e tij, Flamurtari nuk ka qëndruar 4 vite larg Superiores, nuk bëhet më!