Gjate veres ishte shume prane transferimit tek skuadra e kategorise se pare, por ne fund ka ndryshuar mendje dhe ka bere prapakthehu duke iu bashkuar serish ekipit te Vllaznise, por kete here ekipit “B” te drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.
E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Egert Selmani. Ish- kapiteni i Vllaznia U19 duket se ka vendosur qe ne sezonin e ri te jete pjese e ekipit te dyte te kuqebluve. 19 vjeçari e ka menduar kete zgjidhje si me te miren e mundshme per momentin.
Kujtojme qe ne gjysmen e dyte te sezonit te kaluar, Selmani u huazua nga Vllaznia tek Ferronikeli ku dhe provoi te luante ne Superligen e Kosoves. Renia e kesaj skuadre nga kategoria, e riktheu ate ne Shqiperi dhe menjehere per te shfaqi interes Iliria e Fushe- Krujes.
U duk se mbrojtesi i majte do te luante per te ne sezonin e ri, por jo. Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia ka vendosur t’i bashkohet ekipit “B” dhe te provoje shansin e tyre per te spikatur aty dhe per te qene ne vemendjen e stafit te ekipit te pare.(www.shkodrasport.com)