Kundërshtari i Vllaznisë- Vikingur ka mbërritur që sot në Shkodër. Klubi islandez ka vendosur të zhvendoset dy ditë para nga vendi i tij, për t’u ambientuar disi para ndeshjes me kuqeblutë.

Stërvitja e islandezëve sot u zhvillua në “Reshit Rusi”, megjithatë Vikingur ka rikujtuar se do të luajnë në “Loro Boriçi” dhe e njeh mjaft mirë si fushë.

Ndërkohë mbrëmjen e nesërme, pikërisht në orarin e ndeshjes, 20:30, Vikingur do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes pikërisht në fushën e stadiumit “Lor Boriçi’

Një vit më parë, sfiduan Egnatian dhe e mposhtën  pastë r(0-2). Tashmë, po në turin e dytë, sfidojnë Vllazninë. Kuqeblutë kanë moralin lart pas fitores ndaj Daugavpils.