Dy ndeshje, 6 pikë të plota. Italia me Gattuso-n në stol është rikthyer të fitojë, për momentin kjo është gjëja më e rëndësishme, por sfida e fundit ndaj Izraelit nxori në pah një problem madhor, 4 gola të pësuar në një ndeshje të vetme janë shumë për përfaqësuese si Italia, historia e të cilëve është e lidhur ngushtë me një mbrojtje “bunker”.
Lajmi i shkëlqyer është fakti që reparti ofensivë po funksion në mënyrë të përkryer. 10 gola të shënuar në 2 ndeshje janë shifra fantastike.
Thuajse të gjithë sulmuesit e Gattuso-s kanë gjetur rrugën e rrjetës, me Kean që është njeriu i momentit:
“Itali e çmendur. Kean në një mbrëmje super, por mbrojtja është horror”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.
“Italia e ekzagjeron. Një 5-4 i pabesueshëm, Gattuso thyen edhe Izraelin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.
“Italia, gola dhe çmenduri. Ringho show”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.
Si gjithnjë unik në reagimin e tij, edhe këtë herë, pas Izraelit, Gattuso foli ashtu siç di, me zemër:
“Nuk ishim brilant, por qëndron, ishte vetëm ndeshja e dytë. Duhet të përmirësojmë, por e kapemi fort pas kësaj fitoreje e cila ishte thelbësore. Jemi të çmendur, pësuan gola absurd, jemi shumë të prekshëm. Gjithsesi, ekipi tregoi zemër dhe dëshirë për të reaguar. Këto kanë qenë 8 ditë të pabesueshme, falënderoj djemtë”, u shpreh ndër të tjera Gattuso pas ndeshjes.