Ditën e sotme do të luhen disa nga ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë së Parë. 2 sfida mjaft interesante janë në program, teksa vëmendja do të jetë në Kukës dhe Korçë.
Gjithçka do të nisë me përballjen mes Kukësit e Lushnjes. Duel që do të startojë në orën 16:00 dhe do të luhet në “Kukës Arena”. Vendasit do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas humbjes me Burrelin, ndërsa lushnjarët synojnë 3 pikët e para të këtij sezoni.
Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë në Korçë, ku Skënderbeu do të përballet me Ilirinë. Njjë duel delikat, me korçarët që duan vetëm fitoren në shtëpi për të mbajtur hapin e Laçit në klasifikim, ndërsa krutanët për të siguruar 3 pikët e para të sëzonit.
Kategoria e parë, java 3
Kukësi- Lushnja ora 16:00
Skënderbeu- Iliria ora 19:00