Gola, shumë raste për shënim por dhe shumë gabime. Juventus-Inter 4-3, në ndeshjen e madhe të javës së tretë të Serie A. Në Allianz Stadium, skuadra e Tudorit triumfoi ndaj asaj të Chivu-t në një ndeshje që pa rrjedhën të ndryshonte disa herë.
Pavarësisht nisjes bindëse të Interit, Juventusi mori epërsinë dy herë në pjesën e parë me Kelly në minutën e 14-të dhe Yildiz në minutën e 38-të, me Calhanoglu që barazoi në mes.
Calha shënoi golin e tij të dytë në mes të pjesës së dytë me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës, përpara se vëllezërit Thuram të jepnin një shfaqje familjare para babait të tyre Lilian në tribunë. Së pari, sulmuesi i Interit, Marcus shënoi për tri pikë me një gjuajtje me kokë, pastaj mesfushori i Juventusit Khephren bëri të njëjtën gjë për të barazuar rezultatin në 3-3.
A mjafton me kaq? Absolutisht jo, në minutën e 91-të një gjuajtje me të djathtën nga distanca e të riut Adzic habiti Sommer, duke i dhënë Juventusit tri pikët.