Damien Comolli do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit dhe do të raportojë te administratori i deleguar Maurizio Scanavino. Drejtuesi i ri i bardhezinjve, i përzgjedhur nga John Elkann për të forcuar strukturën drejtuese, pritet të bëhet pika kryesore e referimit për përgjegjësin e sektorit sportiv: pra, për Cristiano Giuntoli.

Përfshirja e kësaj figure të re do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme ekuilibrat e brendshëm në fazën vendimmarrëse, duke shtuar një opinion teknik gjatë procesit, si garanci për klubin.

Mbërritja e Comollit te Juventusi pritet të konkretizohet në ditët në vijim, ndoshta në fillim të javës që vjen. Ish-presidenti i Toulouse (së fundmi i dorëhequr) mund të bëhet gjithashtu pjesë e bordit të ri drejtues të klubit, me detyrën për të përfaqësuar zonën e menaxhimit të futbollit.

Edhe Giorgio Chiellini pritet të rrisë përgjegjësitë e tij brenda klubit, duke trashëguar punën politike që vitet e fundit është zhvilluar nga Francesco Calvo, i cili po largohet nga Juventusi për t’u bashkuar me Aston Villa. I mundshëm është edhe rikthimi te bardhezinjtë i Matteo Tognozzit, ish-shef i skautimit ndërkombëtar gjatë viteve të kaluara dhe që vjen pas përvojës së tij të parë si drejtor sportiv te Granada.