Nga Maringlen ZHIVANI
Ditën e hënë, Vllaznia është rikthyer në fushën stërvitore. Kuqeblutë, tashmë me një trajner të ri si Edi Martini, kanë zhvilluar dy seancat e para stërvitore këtë fillim-jave. Ritmi ka qenë disi i ulët për futbollistët shkodranë, për të mos i rrezikuar në prag të sezonit të ri, duke iu dhënë ngarkesa të ulëta fizike.
Megjithatë, ajo çfarë ka rënë në sy ishte mungesa e disa titullarëve të sezonit të shkuar, ku një nga ata emra ishte edhe Mehdi Çoba, i cili nuk ka qenë pjesë e dy seancave të para stërvitore.
Me të gjitha gjasat, nga ajo që mësohet edhe nga burime të “Shkodra Sport” pranë KF Vllaznia, tashmë Çoba mund të konsiderohet si i larguar, pavarësisht se vetëm Stojanoviç dhe Deliu janë zyrtarizuar si largime deri tani.
Sulmuesi anësor nuk është kontaktuar nga drejtuesit kuqeblu pas përfundimit të kontratës së tij dhe gjasat janë që e ardhmja e tij të jetë larg Vllaznisë.(www.shkodrasport.com)