Egnatia po përgatitet në Luz për ndeshjen e kthimit kundër Borca Banja Luca. Pasi humbën ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, rrogozhinasit kërkojnë përmbysjen e madhë në ndeshjen e 17 korrikut.

Përveç përgatitjeve, Egnatia nuk është ndalur as në merkato. Newsport.al ka mësuar se klubi rrogozhinas ka transferuar në ekip një mesfushor nigerian, 21 vjeçar, Daniel Wotlai.

Është vetë futbollisti që i kontaktuar nga Newsport.al e ka pranuar që do të jetë pjesë e Egnatias për sezonin e ardhshëm. “Po, kam firmosur me ekipin e Egnatias një kontratë 3 vjeçare”, tha shkurt futbollisti.

Gjithashtu, Wotlai është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të ekipit, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit kundër klubit boshnjak që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.