Ka qenë shumë afër rikthimit në futbollin shqiptar, por tashmë në rolin e trajnerit. Fjala është për Eugent Zekën, ish-drejtorin sportiv të Vllaznisë, i cili ka qenë shumë pranë emërimit në krye të pankinës së Flamurtarit.
Në një intervistë për “Shkodra Sport”, Zeka flet në mënyrë ekskluzive për këtë çështje. Gjithashtu ai analizon edhe futbollin në vend e në veçanti Vllazninë. Që mbetet skuadra e tij e zemrës dhe se në të ardhmen nuk i dihet, por rrugët mund të bashkohen sërish.
-Përshëndetje fillimisht profesor, kënaqësi të ju intervistojmë. Por ku është momentalisht Zeka sepse e dimë që nuk qëndron kurrë larg futbollit?
Pershendetje te perzemerta. Aktuakisht une punoj prane klubit te futbolli Genoa ne Itali, ku mbuloj rolin e pergjegjesit teknik dhe ate te trajnerit per skuadren Genoa for Special. Kjo skuader eshte e ndertuar nga djem dhe vajza me aftesi te kufizuara, por qe kane pasion futbollin. Eshte skuadra me moshen mesatare me te re nga te gjitha te tjerat, por ne kemi bere shume mire kete sezon dhe jemi krenare qe perfaqesojme ngjyrat kuq e blu te klubit me te vjeter ne Itali, si Genoa.
-Kemi mësuar së fundmi që ka pasur një mundësi që të riktheheshit në Shqipëri në rolin e trajnerit. Mund të na zbulosh diçka më tepër?
Me ndermjetesimin e mikut tim, Prof Ditmar Jubica (te cilit i jam mirenjohes) kam qene ne kontakte me Flamurtarin e Vlores per rolin e trajnerit. Jane zhvilluar biseda pune permes se cilave une dhe Prof. Jubica vlersojme seriozitetin dhe profesionalizmin e drejtorit dhe drejtuesve te Flamurtarit. Gjithashtu rrespektojme zgjidhjet e tyre dhe i falenderojme per menyren korrekte dhe sportive qe ato kane treguar me ne.
-Pse nuk u arrit kjo marrëveshje me Flamurtarin?
Mendoj se nuk isha i vetem si kandidat per pankinen e Flamurtarit, prandaj eshte normale qe Drejtori dhe Presidenti i klubit te bejne llogarite e tyre dhe te zgjedhin ate qe mendojne me te pershtateshim dhe te duhurin per projektin dhe mundesite e tyre. Pse nuk mund te realziohet sot nje bashkepunim mes nesh, nuk do te thote qe ne nje te ardhme te mos ndodhe e kunderta, per me teper kur marredhenit jane shume te mira dhe te ndertuara mbi vleresimin dhe rrespektin reciprok.
-Pavarësisht angazhimeve tuaja besoj e keni ndjekur futbollin shqiptar dhe kombëtaren. Si e keni shikuar ecurinë e tij?
Si gjithe shqiptaret edhe une jam krenar per Kombetaren tone dhe prej se largu kam ndjekur ecurine e saj ne keto vitet e fundit. Rezultatet e arrituara dhe pjesmarrja me dinjitet ne kampionatin Europian jane shenja qe jemi ne rrugen e duhur, por nuk duhet te kenaqemi me kaq pasi kemi shume per te bere akoma, sidomos ne aspektin taktik dhe ate psikologjik, mendoj une.
-Po Vllaznia? Si duken shkodranët, ku pamë edhe debutimin e tyre sezonal kundër Valur?
Mendoj se ndeshja e Vllaznise kunder Valur ishte pozitive dhe lojtaret shkodrane sebashku me koleget e huaj kane bere nje paraqitje te mire dhe dinjitoze. Vllaznia eshte marka me e njohur e futbollit shqiptar, prandaj sa me shume te promovohet produkti shkodran, aq me te fituar dalim ne te gjitha aspektet. Jam i lumtur qe vitet e fundit po rritet numeri i lojtarve nga rrethi i Shkodres qe po debutojne nder klubet profesioniste ne Shqiperi dhe jashte saj.
-Mund ta shofim Zekën sërish në Shkodër në rolin e ndonjë drejtuesi?
Lidhja ime shpirtore me Vllaznine dhe Shkodren eshte kaq e forte sa eshte e pamundur qe une te mohoj apo fsheh deshiren tine per t’i perqafuar e perjetuar serish ato. Ne futboll çdo gje mund te ndodhe, por sot Vllaznia eshte e kompletuar dhe une jo vetem qe gezoj rrespekt per te gjithe punonjesit dhe drejtuesit e saj, por edhe i uroj me zemer me te miren te gjitheve atyre ne rolet dhe funksionet qe mbulojne. Forza Vllaznia.
Intervistoi: Endri ÇINARI