Merkatoja verore e Napolit sapo ka nisur, por në qytet po fryjnë erëra të mëdha ndryshimi.
Teksa Antonio Konte ka filluar punën në mënyrë intensive në grumbullimin e Dimaros, drejtuesit e klubit po punojnë pa pushim për të ndërtuar një skuadër konkurruese.
Pas afrimeve të bujshme si Kevin de Bryjne, Bjukema, Luka, Marianuçi dhe Noa Lang, Napoli nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Në listën e dëshirave të trajnerit është një sulmues i krahut me cilësi të larta. Objektivi kryesor mbetet Dan Ndoje i Bolonjës, por në orët e fundit ka dalë në skenë një emër surprizë nga Premier Liga, Rahim Stërling.
Sulmuesi anësor anglez, aktualisht pjesë e Çelsit, është jashtë planeve të trajnerit Mareska dhe po kërkon një destinacion të ri. Sterling ka edhe dy vite kontratë me “Blutë”, por paga e tij mbi 10 milionë euro neto në sezon e bën operacionin të komplikuar për klubin napolitan.