Shpëtim Duro ka folur në emisionin “Sport News” të “News 24” përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi. E gjithë vëmendja do të jetë nesër në “Air Albania”, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 20:45.

Duro ka treguar se nga çfarë duhet të kenë kujdes kuqezinjtë.

“Serbët kanë lojtarë të mirë, kanë Vlahoviç në sulm. Është një ekip që ndaj të cilit duhet të tregohemi të kujdesshëm. Kemi edhe ne lojtarë të mirë, që mund t’i godasim në momentë të veçanta. Duhet të kemi kujdes në situata standarde. Nuk duhet të gabojmë shumë, sidomos në gjërat e vogla.

Grupin e kemi, kontingjenti ne kemi. E dijmë që duhet të fitojmë, por ka shumë elementë. Duhet të luajmë të kthjellët, në të gjitha elementët e lojës. Përgatitja e ndeshjes, janë gjëra që ka punuar trajneri”, u shpreh Duro.