HomeKRYESOREKjo është lista me 20 lojtarët më të paguar në Botë, në...

Kjo është lista me 20 lojtarët më të paguar në Botë, në vend të parë nuk është as Mbappe e as Haaland

Të gjithë kanë një ide kur bie fjala se kush janë futbollistët më të paguar në Evropë, por emri i cili kryeson listën e tyre mund t’iu befasojë.Futbollistët e nivelit të lartë botëror paguhen jashtëzakonisht shumë, ani pse shumica nga ta nuk bëjnë pjesë në mesin e atletëve më të paguar në botë.

Këta janë ata që nuk luajnë në Evropë, por kjo nuk do të thotë se emrat më të mëdhenj në Ligën e Kampionëve nuk fitojnë aq shumë para.Kylian Mbappe deri sa ishte pjesë e PSG-së ishte lojtari më i paguar në Evropë. Francezi fitonte 60 milionë euro në vit tek Parisi dhe kjo duke mos marr parasysh bonuset.

Sidoqoftë, që prej se u largua nga Ligue 1 për t’u transferuar tek Real Madridi, 25-vjeçari tani ka një pagë prej 26.3 milionë eurosh në vit dhe kjo ka bërë që ai të bie i treti në listë. Kjo për shkak se Frenkie De Jong përfiton 31.5 milionë euro në vit në ‘Camp Nou’, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në Evropë.

Bashkëlojtari i De Jong, Robert Lewandowski është lojtari i dytë më i paguar, me polakun që merr rreth 28 milionë euro çdo sezon në Kataloni.
Ka një diference të konsiderueshme mes Mbappes dhe Harry Kane, i cili përfiton 21 milionë euro në vit tek Bayern Munichu. Të radhës në listë janë dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, që paguhen 20.8 milionë euro dhe 19.5 milionë euro respektivisht.

Lista e plotë e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë:

1: Frenkie de Jong – 31.5 milionë euro

2: Robert Lewandowski – 28 milionë euro

3: Kylian Mbappe – 26.3 milionë euro

4: Harry Kane – 21 milionë euro

5: Kevin De Bruyne – 20.8 milionë euro

6: Erling Haaland – 19.5 milionë euro

7: David Alaba – 18.9 milionë euro

8: Dusan Vlahovic – 18.7 milionë euro

9: Mohamed Salah – 18.2 milionë euro

10: Casemiro – 18.2 milionë euro

11: Manuel Neuer – 17.6 milionë euro

12: Jude Bellingham – 17.5 milionë euro

13: Vinicius Junior – 17.5 milionë euro

14: Jan Oblak – 17.5 milionë euro

15: Thomas Muller – 17.2 milionë euro

16: Romelu Lukaku – 16.9 milionë euro

17: Raheem Sterling – 16.9 milionë euro

18: Leroy Sane – 16.8 milionë euro

19: Ousmane Dembele – 16.8 milionë euro

20: Joshua Kimmich – 16.4 milionë euro

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments