Kombëtarja U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Maltës në “Shtëpinë e Futbollit”.
Skuadra nis sot grumbullimin, ndërsa trajneri Genti Mahmuti ka ftuar 20 lojtarë për këto dy ndeshje miqësore. Ndër to është edhe portieri i Vllaznisë Besardo Ndoj.
Sfida e parë është programuar të luhet më 16 shtator, ora 16:00, ndërsa takimi i dytë më 18 shtator, ora 11:00.
Dy ndeshjet miqësore do të jenë edhe testi i parë për trajnerin e ri të Kombëtares U-15, Genti Mahmuti, i cili do të ketë mundësinë të vlerësojë grupin e futbollistëve që kryesisht përbëhet nga lojtarët e akademisë së FSHF “Elite Youth”.
