Shqipëria U21 është mundur me shifrat 2-0 nga bashkëmoshatarët e Gjermanisë në testin e parë të vërtetë të edicionit të Europianit të kësaj grupmoshe, në të cilin kuqezinjtë janë pjesëmarrës në fazën finale nga fakti se ajo zhvillohet në vendin tonë
U21 SHQIPËRI-GJERMANI 0-2
48′ Ansah, 52′ Pejçinoviç
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Gjermanisë.
90’+4’ Pejçinoviç merr një top në zonë pas një harkimi nga e djathta, ai ul sferën por pastaj gjuan jashtë me tentativën e tij.
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
88’ Toma shpërthen përsëri mirë në krahun e majtë, nis një pasim në qendër por Gudjufi nuk është në pozicion për të përfituar. (VIDEO)
84’ Shqipëria ka në favor një goditje dënimi në kufijtë e zonës, SImica gabon plotësisht me tentativën e tij. (VIDEO)
79’ Ansah gjen rrjetën me një gjuajtje në qendër të zonës, por goli anulohet për faull të tij gjatë aksionit.
79’ Fikaj lë fushën e lojës, duke i bërë vend Markut.
77’ Morgala lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera për fat përplaset me shtyllën në të djathtë të Jukajt. (VIDEO)
77’ Simica ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Damar.
73’ Simica gjuan nga jashtë zonës, pa ia dalë të mposhtë portierin kundërshtar.
68’ Përndreca, Elezaj dhe Simica hyjnë në fushë për kuqezinjtë në vend të Osmanit, Fetait dhe Shehut.
66’ Harkim interesant nga e djathta e sulmit, Toma zhytet me kokë por devijimi i tij ndalet nga portieri.
61’ Alili rifiton topin pranë zonës kundërshtare, por gjuajtja e tij në kërkim të shtyllës së dytë me të majtën përfundon jashtë. (VIDEO)
56’ Gudjufi, Kurti dhe Toma hyjnë në fushë në vend të Brrutit, Rashicës dhe Muçës në radhët e Shqipërisë.
52’ Nuk vonon dyfishimi i shifrave, këtë herë me Pejçinoviç, i cili shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes për të shënuar në portën e Jukajt. (VIDEO)
48’ Goditje për kuqezinjtë! Ansah merr topin në qendër dhe lëshon një gjuajtje që nuk i lë kohë për reagim Jukajt. 0-1 (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime të Shqipëria, kurse Gjermania ka ndryshuar 10 lojtarë njëherësh.
45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+3’ Tresoldi në qendër gjen hapësirën të gjuajë, por përsëri çon sferën te Jukaj. (VIDEO)
45’+1’ Një hakrim në zonë gjen Osmanin në të majtën, por ai nuk ia del të gjuajë në portë.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
43’ Ramaj i vëmendshëm largon topin në zonë para gjuajtjes së Tresoldit dhe fiton faull.
39’ Brruti tenton me një goditje dënimi të fortë, portieri e devijon mbi traversë. (VIDEO)
38’ Kuqezinjtë kërkojnë të verdhën e dytë për Kuarshi, gjyqtari Hamitaj nuk është dakord. (VIDEO)
36’ Provon edhe Tresoldi me një rrotullim të shpejtë në pozicion ballor, Jukaj i vëmendshëm grushton sferën. (VIDEO)
35’ Vaiper këtë herë provon vetë me një depërtim nga e djathta, pasimi i tij në qendër ndalet nga Jukaj, (VIDEO)
34’ Gruda nga e djathta harkon në zonë, Vaiper me kokë provon të rrezikojë portën por ka shënjestrën e gabuar. (VIDEO)
32’ Gjermania ka marrë kontrollin e lojës, duke harkuar disa herë në zonën e Jukajt, por me portierin dhe mbrojtjen e vëmendshme duke mos lejuar hapësira.
27’ Kuarshi ndëshkohet me karton të verdhë.
23’ Muça ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj portierit kundërshtar.
21’ Bruti shërben për Rashicën në të majtën, por ky i fundit nuk ia del të kalojë mbrojtësin dhe fiton vetëm një anësore.
11’ Harkim në zonën kuqezi, Jukaj kontrollon me qetësi.
9’ Provon edhe Shehu me një goditje ballore, që përfundon në duart e portierit kundërshtar.
6’ Alili tenton nga jashtë zonë, por nuk gjen portën e Gjermanisë.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA U21: Jukaj, Muça, Fikaj, Bashi, Ramaj, Fetai, Alili, Brruti, Shehu, Osmani, Rashica.
Trajner: Alban Bushi
GJERMANIA U21: Seimen, Baum, Ulrih, Jetsh, Tohumçu, Kemlain, Kuarshi, El Mala, Gruda, Tresoldi, Vaiper.
Trajner: Antonio Di Salvo