Fundjaven qe shkoi Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi testet fizike dhe seminaret teorike për 55 arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Kategoria Superiore” në prag të nisjes së sezonit futbollistik 2024-2025.

Ajo qe shohim nga fotoja ilustruese e ketij shkrimi eshte se ne mes ketyre arbitrave qe pritet te jene ne drejtimin e ndeshjeve te Superiores per sezonin e ri, jane vetem 3 shkodrane. Behet fjale per Indrit Myrtjen, Ditmir Grimcin dhe Jetmir Podgoricen.

Ne fakt Myrtja dhe Podgorica jane per te disatin sezon pjese e listes se arbitrave te Superiores, nderkohe qe per Grimcin ky do te jete sezoni i dyte, paçka se ne te parin thjesht pa patur emrin te shkuar ne ate liste sepse nuk ka drejtuar ne asnje ndeshje.

A jane pak tre arbitra shkodrane ne listen e sezonit 2024-2025? Ndoshta po, ndoshta jo. Themi keshtu sepse kjo varet nga kontigjenti i arbitrave qe ka Kolegjiumi i Shkodres aktualisht. Nje numer qe ne fakt ka ardhur ne renie nga viti ne vit dhe kjo per shume arsye. Kryetari i ketij Kolegjiumi Dritan Salaj ne momentin e rizgjedhjes se tij ne kete post pat premtuar se brenda ketyre viteve do kishte nje steme FIFA, ndoshta me femrat, por kjo duket e veshtire sepse gjerat nuk po shkojne ashtu si duhet.