HomeKRYESOREKontribuoi në fitoren ndaj ekipit të Ronaldos, Mario Mitaj vlerësohet me notë...

Kontribuoi në fitoren ndaj ekipit të Ronaldos, Mario Mitaj vlerësohet me notë shumë të mirë

Mario Mitaj ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad fitoi në shtëpi përballë Al Nassr. Supersfida e javës së 13-të të kampionatit arab përfundoi 2-1.

Ishte pikërisht Mario Mitaj ai që asistoi në golin e fitores të shënuar nga të tijët. Në minutën e 91-të, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dha një pasim për sulmuesin holandez, Bergëijn, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Pikërisht për këtë asist vendimtar, por dhe lojën e bukur gjatë gjithë ndeshjes, Mitaj është vlerësuar nga “Flashscore” me notën 7.5. Me këtë notë, Mitaj lë pas yje si Ronaldon, Brozovic, Kante apo Sadio Mane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments