Nga Maringlen ZHIVANI

Në ndeshjen ndaj Vikingur, një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re ishte mungesa totale e portierit Kristi Qarri në protokollin zyrtar të ndeshjes.

Ai nuk ishte as në formacion dhe as në stolin e rezervave, çka konfirmon përfundimisht largimin e tij nga Vllaznia. Kjo lëvizje vjen pas afrimit të portierit gjerman Leon Pohls, që do të marrë rolin e titullarit në portën kuqeblu.

Largimi i Qarrit dukej i pashmangshëm dhe vendimi i stafit teknik për të mos e pasur për këtë ndeshje e bën tashmë situatën zyrtare.


Vllaznia pritet të njoftojë zyrtarisht në ditët në vijim ndarjen me portierin shkodran, i cili kërkon një kapitull të ri në karrierën e tij.(www.shkodrasport.com)