Nje lajm i mire per Shkodren. Federata Shqiptare e Basketbollit e ka zgjedhur kete qytet si mikeprites te ndeshjeve te Kampionatit Europian U16 per dje, Divizioni C. Qe do te thote se kryeqendra e Veriut do te mireprese pas nje muaji e gjysem sportiste nga disa vende te kontinentit.
Ato do te vijne ketu per te luajtur basketboll. Si rrjedhoje diten e djeshme, perfaqesues te Federates kane inspektuar pallatin e sportit per te pare me nga afer edhe njehere tjeter kushtet e tij, por edhe per te lene disa detyre se çfare duhet te bejne organizatoret per te mirepritur keto ndeshje.
Nje gje e tille behet e ditur ne faqen zyrtare te ketij institucioni ku shkruhet:
“FSHB zyrtarizon Shkodrën si qytetin mikpritës të Kampionatit Evropian U16 për Djem Divizioni C. Kampionati do të zhvillohet nga 5 deri më 13 korrik 2025.
Ky aktivitet organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe është pjesë e përpjekjeve për të promovuar basketbollin dhe ngjarjet ndërkombëtare sportive në vend”.