Nga Maringlen ZHIVANI
Në një periudhë kur disiplinat e volejbollit po përballen me numër të ulët të prurjeve nga ekipet zinxhir, tek Vllaznia e femrave ekipi U16 tregon të kundërtën.
Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra U16 ka startuar prej muajsh dhe Shkodra përfaqësohet nga ekipi i Vllaznisë denjësisht. Vajza të reja 10-15 vjeç ia kanë dalë të kalojnë të gjitha fazat me sukses dhe tashmë janë në fazën finale!
Nga 20 ekipet që nisën kampionatin, vetëm katër duke përfshirë Vllaznia U16, janë kualifikuar dhe tashmë do të luajnë për titullin këtë fundjavë , ku ndeshjet do të zhvillohen me sistem rrethor.
Ekipi përbëhet nga: Ania Stefani, Klea Kurti, Saira Zeqja, Jelena Brajovic, Kristel Kurti, Ilirjana Cufaj, Xheni Fishta, Nicol Cico, Adriana Lucaj , Rebeka Kalaj dhe nga trajnerët Dorjan Tafa, Ferdinand Bardeli, Fatjet Haxhagiq dhe Gersi Jula.(www.shkodrasport.com)