HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARELAJMI I FUNDIT/ Mbrojtësi shkodran huazohet te Luftëtari i Gjirokastrës

LAJMI I FUNDIT/ Mbrojtësi shkodran huazohet te Luftëtari i Gjirokastrës

Nga Maringlen ZHIVANI

Tek Vllaznia janë të vendosur për t’i gjetur vend lojtarëve të rinj tek skuadra ku mund të kenë më shumë minuta në dispozion. Kështu pas huazimit të Xhoel Hajdarit tek Laçi, gazeta “Shkodra Sport” mëson se mbrojtësi i djathtë Amir Brahimi do të veshë fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës në sezonin e ri.

Futbollisti 20-vjeçar, produkt i Akademisë së Vllaznisë, është huazuar nga kuqeblutë për të pasur më shumë hapësira aktivizimi dhe për të fituar eksperiencë të vlefshme në futbollin profesionist.

Brahimi shihet si një nga lojtar i rëndësishëm në prapavijë, teksa te Luftëtari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm në fushë. Ditën e nesërme, ai do të dalë në stërvitje me Luftëtarin, ndërsa zyrtarizimi nga klubi gjirokastrit pritet të bëhet gjatë orëve në vazhdim.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments